Grapeland me 100% lojtarë rahovecian synon Ligën 1 dhe rikthimin e lavdisë basketbollistike Vreshtare

Klubi më i ri në Rahovec, Grapeland, i drejtuar nga ish-basketbollistët Indrit Krasniqi dhe Altin Selmancena, do të garojë në Ligën e Dytë të Kosovës.

Ajo që dihet është se ekipi A i Grapeland përbëhet 100% nga lojtarë të qytetit tonë. 

Grapeland me rosterin e regjistruar është favorit absolut për t’u inkuadruar në Ligën e Parë, por drejtuesit e klubit thonë se synimi është i madh, me zemër të madhe e buxhet të vogël. 

“Natyrisht se shohim veten në Ligën e Parë edicionin tjetër. Synimi jonë është që basketbolli si kulturë të mbetet sporti nr. 1 në Rahovec, prandaj kemi regjistruar të gjitha kategoritë e grupmoshave dhe po bëhet tashmë punë e madhe falë edhe përkrahjes së qytetarëve dhe prindërve të cilët i falënderoj”, ka thënë shkurt Krasniqi. 

I pyetur nëse klubi Grapeland synon rikthimin e kohërave të arta të basketbollit në Rahovec, Altin Selmancena përgjigjet pa u nxituar, duke thënë se do të shkojnë hap pas hapi.

“Shkojmë hap pas hapi. Kemi rosterin e ekipit senior ku edhe unë jam pjesë me lojtarët tjerë 100% lokal rahovecian. S’kemi buxhet, por zemër gjithsesi, e teksa prioritet mbeten grupmoshat e Grapeland Academy, ne do ta ri-vlerësojmë rrugëtimin tonë Qershorin e vitit 2024”, u shpreh Selmancena.

Përbërja e ekipit Grapeland si vijon: 

Donat Oruqi 

Hadis Durguti 

Altin Selmancena 

Berat Durguti 

Anid Jupa 

Qemajl Shala 

Ahmet Jupa 

Nermin Dermala 

Elis Hoxha 

Arlind Spahiu 

Besart Kasapi 

Hysen Qmega

Trajner: Indrit Krasniqi

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.