Klubi i vetëm i basketbollit në qytet, Grapeland Rahoveci, publikisht ka ofruar mbështetjen për KH Rahovecin para derbit të madh ndaj KH Besës.
Klubi i basketbollit Grapeland që nuk njeh për konkurrencë në Ligën e Dytë dhe shumë shpejt pritet ta kthejë Rahoveci në majen e basketbollit kosovar ka kërkuar nga gjithë dashamirët e klubit të tyre dhe të sportit, nga i gjithë Rahoveci, që ta përkrahin KH Rahovecin në rrëzimin nga froni të KH Besës së Pejës.
Përkrahja u ofrua me mesazh mjaft të fuqishëm: Të bashkuar jemi më të fortë – ndërkaq përmendet synimi i përbashkët që të dyja klubet e kanë: lartësimin e Rahovecit në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Postimi i Grapeland:
Të nderuar dashamirë të sportit në komunën e Rahovecit. Grapeland Basketball si promotor i sportit në të gjitha moshat dhe pa dallim, punon vazhdimisht që sporti i Rahovecit të lartësohet në të gjitha nivelet.
Jemi sporte të ndryshme, por me KH Rahovecin na bashkon qyteti, na bashkon dashuria për sportin dhe organizimi i mirëfilltë e dëshira për të lartësuar emrin e Rahovecit në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Andaj Grapeland Basketball fton të gjithë dashamirët e sportit dhe të klubit tonë që të jenë prezent në përkrahje të KH Rahovecit sonte nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma”.
Me respekt,
Bordi i klubit të basketbollit Grapeland Basketball Rahoveci 2023
#WeAreGrapeland #RahoCulture #KHRahoveci
