Grapeland e ka gati ekipin, do të befasojë – pavarësisht mungesës së sponsorëve BIG

Grapeland Rahoveci është në finalizim të ekipit për Superligë.

Rahoveci24 merr vesh se tashmë rosteri është kompletuar, si me lojtarë vendor, ashtu edhe me të huaj dhe ata pritet që të prezantohen kur të vijë koha.

osa1

Bëhet fjalë për emra të mëdhenj të basketbollit, si vendor ashtu edhe nërkombëtar, çka pritet ta bëjë ekipin tonë një nga ekipet më të rrezikshme për gjigantët si Trepça, Prishtina e Bashkimi, sidomos në terrenin vendas.

Përgatitja erdhi falë përvojës së udhëheqësve të klubit, të cilët me një buxhet shumë të kufizuar arritën që të konsolidohen dhe të finalizojnë ekipin që do të jetë tejet konkurrues.

E vetmja dilemë mbetet tek trajneri – Bujar Loci është emri i preferura për të vazhduar pasi edhe inkuadroi ekipin në Superligë, por distanca mes kërkesës së Locit dhe ofertës së klubit momentalisht është e lartë duke ditur edhe shpenzimet përcjellëse operative.

Klubi tashmë ka opsione tjera në vend të Locit, të cilët gjithashtu janë opsione vendore, por po pret një vendim defenitiv nga ai për të vendosur se si të vazhdohet tutje.

Klubi do të ofrojë spektakël në Superligë edhe me buxhet të kufizuar, por do të rrisë investimin për sukses në rast se sponsorëve big nëse hyjnë në lojë sepse aktualisht sponsori më i madh mbetet komuna e Rahovecit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.