Atë që pak kush do ta kishte menduar, ajo edhe ndodhi – AAK mposhtet në bastionin e vet në Rahovec nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Visar Korenica.
Kështu sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje në Rahovec ka arritur të fitojë 46.49% apo 9941 vota.
E dyta renditet AAK me 19.98% apo vetëm 4272 vota që shënon rezultatin më të ulët të AAK-së në dekadën e fundit.
PDK ndërkaq ka rrëmbyer 3411 vota dhe është në vendin e tretë.
Historikisht ndër top dy partitë më të votuara, LDK, ka rënë në vendin e katërt me 13.36 vota. /Rahoveci24/
Rezultatet Preliminare të Rahovecit – KLIKO KETU