Godet Asisti: Këta janë vendorët që Rahoveci ka marrëveshje

Në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, duket se edhe skuadra e Rahovecit ka arritur të përmbledhet disi me lojtarë – shkruan AsistiOnline.com.

Sipas informatave që posedon AsistiOnline.com, ‘vreshtarët’ tashmë kanë kryer disa transfere vendore me të cilat pritet ta nisin sezonin.

Alban Veseli është transferi më i madh vendor i Rahovecit në këtë afat kalimtar, derisa kontratat janë vazhduar edhe me Visar Ejupin, Edmond Kryeziun e 

AsistiOnline.com ditë më parë raportoi se te Rahoveci e kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen e vazhdimit të kontratës edhe me Musab Malën.

Te ‘vreshtarët’ edhe më tutje çështja më delikate duket se mbetet ajo e trajnerit, ku ende nuk është arritur marrëveshja finale me Mujo Thaçin, i cili prej muajsh pritet me entuziazëm të madh nga qytetarët dhe tifozët e kësaj skuadre. /AsistiOnline.com/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.