Gjuka për kritikët e tij: Mos harroni, i kam katër trofe me Rahovecin

Hendbollisti më i mirë në Kosovë, Egzon Gjuka, është shprehur se kritikët e tij duhet të mos harrojnë se ai i ka katër trofe me Rahovecin.

Këto komente i bëri ai në instastory pas humbjes nga Besa Famgas në Pejë.

osa1

“Thjesht t’ua kujtoj”, ka shkruar ai bashkë me një foto me katër trofe në fanellën e Rahovecit.

Egzon Gjuka shënoi 14 gola të dielën ndaj Besës në Pejë, por që ishin të pamjaftueshme për fitore, pasi klubi ka mungesa nga lëndimet e shumta. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.