Gjuha kërcënuese e militantëve, Rahoveci24 kërkon distancimin e VV-së prej tyre

Militanti i VV-së që jeton e vepron në Zurich, Sedat Haxhijaha dhe shumë militantë të tjerë kanë vazhduar me sulmet e tyre dhe gjuhën kërcënuese drejtuar portalit.

Rahoveci24 ka transmetuar të gjitha informacionet relevante të zgjedhjeve edhe gjatë fushatës, por edhe pas përfundimit.

osa1

Rezultati tashmë dihet: Vetëvendosja doli e para, dhe si portal, ky rezultat është publikuar dhe transmetuar në mënyrë ekskluzive dhe profesionale.

Pak orë më parë ishte militanti i VV-së, Sedat Haxhijaha ai që në mënyrë të paskrupullt vuri në rrezik jetët e gaztarëve tanë duke ndërsyer militantët e VV-së drejt portalit, duke bërë shpifje eklatante me pohimet se jemi “vegël propagandistike e LDK, PDK dhe AAK-së” dhe duke bërë publik një lajm ku flitet me burime për të ardhmen e kryetarit të komunës së Rahovecit.

Rahoveci24 bëri publike thirrjen për ofertimet e partive politike për fushatën politike.

Portali ka pranuar disa oferta nga parti politike të cilat i ka realizuar në kohë fushate, ashtu sikurse çdo medium tjetër, por aty as se si nuk është përfshirë LDK.

Më 12 dhjetor, Rahoveci24 pranoi një telefonatë nga koordinatori i degës së VV-së, Ali Dula, i cili kërkoi “mbështetje profesionale” nga portali Rahoveci24 për zgjedhjet e 9 Shkurtit, duke pretenduar se edhe ai, edhe Jusuf Dërmala dhe Etrit Hoti do të jenë kandidatë në listën për deputetë.

Detajet e mëtejme të marrëveshjes apo jo mes portalit dhe VV-së dega në Rahovec nuk mund të zbulohen, por marrëveshje nuk është arritur, ashtu siç nuk kishte pasur më diskutime me LDK-në, dega në Rahovec.

Ne kemi fakte konkrete dhe pjesëmarrësit politik e dinë se ishim të hapur për bashkëpunim si portal me të gjitha subjektet politike.

Portali nuk i ka borxh askujt këto sqarime, por sulmet nga militantë të VV-së si Sedat Haxhijaha nga Zurichu i Zvicrës, rrezikojnë jetën e gazetarëve dhe deformojnë opinionin publik.

Portali Rahoveci24 i bën thirrje VV-së dega në Rahovec, jemi të hapur për bashkëpunim, por fillimisht ata duhet të distancohen tërësisht nga individi militant, Sedat Haxhijaha, në mënryë që bashkëpunimi të ekzistojë në formë korrekte.

Rahoveci24 ka filluar operimin në vitin 2014, kur VV nuk ishte fare prezente në Rahovec, apo pak fare.

Nga ajo kohë portali ka qenë flaka ndriçuese e shpresës opozitare në komunën e Rahovecit, që ja solli VV-së 12 mijë vota në vitin 2024.

Se sa i rëndësishëm është portali në mjedisin politik dhe mediatik, e tregon rënia spektakolare e VV-së prej 25%, ku humbi plot 4 mijë vota, e kjo rënie edhe do të vazhdojë nëse VV dega në Rahovec nuk distancohet nga individë militantë si Sedat Haxhijaha.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.