Gjithçka gati për HardhFest, një edicion plot bereqet

Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e HardhFest, edicionit të shtatë që nga ribrendimi i festës së vjeljes së rrushit.

HardhFest fillon me aktivitetin e parë, Hardh Talk, ku Agi Haxhimurati, një nga themeluesit dhe drejtuesit e festivalit, do të flasë për brendimin në agroturizëm.

Më pas vazhdojnë shumë aktivitete të tjera, që kulmojnë me paraqitjen e Alban Skenderajt sonte mbrëma. Para tij, performon Mentor Haziri. Do të ketë edhe DJ.

Veraritë kanë zënë tashmë pozicionet e tyre, ashtu sikurse brendet e gastronomisë.

Gjatë ditës priten vizita të larta institucionale për prerjen zyrtare të kalaveshit të rrushit.

HardhFest këtë vit vjen me plot bereqet, pasi vreshtat janë plot rrush cilësor, falë kushteve të përshtatshme atmosferike që ishin sivjet.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.