Të martën fillon Final 8 OSA TERMOSISTEM Kupa e Kosovës.
Klubi i Rahovecit ka bërë të gjitha përgatitjet për një eveniment super special.
Rahoveci ndeshjen e parë e luan ndaj Trepçës të martën nga ora 19:00.
Ndërkaq favorit janë Peja dhe Prishtina për shkak të investimeve milionëshe në skuadrat e tyre.
Rahoveci nëse mposht Trepçën takohet në gjysmëfinale me Pejën dhe ka shpresën në triumf vetëm në saje të publikut dhe qytetit që pritet të jetë lojtari i gjashtë.
Prishtina ndërkaq pret të mërkurën Yllin në shtëpinë e dytë pasi i gjithë Rahoveci pritet të jetë në mbështetje të kryeqytetasve.