Të gjitha përgatitjet janë bërë për ndeshjen derbi ndaj Lirisë që do të hapë edicionin e ri të garave në Ligën e Parë të Kosovës.
Pas një pune maratonike, stadiumi i qytetit duket në formë optimale për një ndeshje të madhe siç është ajo mes Rahovecit dhe Lirisë.
Një fitore sot do të thoshte rritje e gjasave maksimalisht për Superligë, pasi klubi prizrenas shihet si konkurrenti kryesor i Rahovecit për t’u kualifikuar në elitën e futbollist kosovar.
Rahoveci ka nevojë për përkrahje dhe bileta ka një çmim të lirë prej 1 eurosh që shkon në arkat e klubit.
KF Rahoveci është konsoliduar mjaft shumë me lojtarë shumë cilësorë dhe trajnerin Senad Alirifa kërkon inkuadrimin në Superligë.
Rahoveci dhe Liria përballen në ndeshjen hapëse të Ligës së Parë në derbin direkt për Superligë nga ora 17:00.
/Rahoveci24/