Gjithçka gati për betejën e parë ndaj Pejës, interesim i madh për bileta

Gjithçka gati është për ndeshjen e parë ndaj Pejës nga dy sa zhvillohen këtë javë.

Arsyeja e dy ndeshjeve rresht ndaj Pejës është se njëra është ndeshje e mbetur nga pjesa e parë e stinorit dhe zhvillohet tash, në momentin më të mirë të ekipit pas 5 fitoreve rresht.

Ljupce Malinkov është i vetdishëm se bashkëkombasi i tij Marin Dokuzovski njihet si strateg i shquar, megjithatë është përgatitur maksimalisht me ekipin ku mbizotëron atmosferë e shkëlqyeshme dhe me besim për fitore.

Malinkov pritet të startojë me dy qendra në këtë takim Fisnik Rugovën dhe Makol Maëien, të përcjellur nga TJ Dunans në pozitën 3 dhe Koljevic e Mala në pozitat 1 dhe 2.

Ky realisht është formacioni më i fortë i Rahovecit dhe pesëshja pa asnjë dyshim prej më të mirave në ligë.

Në Rahovec ekziston interesim i jashtëzakonshëm për të dyja ndeshjet, por tashmë për ndeshjen e parë janë duke u shitur jashtëzakonisht shumë biletat në dyqanin e klubit.

Bileta standarde është 2 euro, kurse biletat VIP janë 5 euro, kurse pjesëmarrja e blerja e biletave mund të kuptohet ndryshe edhe si kontribut e ndihmesë për klubin në një kohë të rimëkëmbjes financiare pas pandemisë.

Mbi të gjitha prezent do të jenë Ultras Vreshtarët të cilët do të përkujdsen që tempulli mitik “Mizahir Isma” të jetë shumë, shumë i nxehtë për kundërshtarët.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.