Gjinekologu Dr. Ejup Zeka flet për padinë ndaj komunës, tregon problemet në këtë repart

Shefi i repartit të Gjinekologjisë në komunën e Rahovecit, Dr. Ejup Zeka, ka folur në një intervistë ekskluzive për Rahoveci24 rreth problemeve që ka ky repart.

Ai thotë se reparti i gjinekologjisë funksionon 24 orë sipas obligimeve ndaj qytetarëve. Por, ai thotë se është gjinekologu i vetëm që punon në këtë repart të QKMF-së në Rahovec dhe detyrohet të dalë edhe jashtë orarit, për çka kompensohet vetëm 4 orë brenda 24 orëve. Ai thotë se kompensimi është shumë i vogël dhe për këtë ka kërkuar rritje, teksa është refuzuar nga komuna.

Dr. Ejup Zeka tregon se ai punon jashtë orarit vetëm për hirë të qytetarëve kurse thotë se komunën e ka paditur dhe tash lënda është në shkallën e dytë të Gjykatës së Apelit pasi edhe komuna ka bërë një kundër padi.

“Sa I përket funksionalizimit të reperatit të Gjinekologjisë pranë QKMF-së në Rahovec, unë si shef I erpartit nuk mudnt ë pranoj se reparti nuk funksionon sipas obligimeve që ka ndaj qytetarëve. Reparti punon 24 orë, stafi medicinal I mesëm punon me ndërrime duke mbuluar orarin e punës si dhe gjatë vikendeve, ndërrimet e natës dhe festave. Në gjithë stafin medicinal në këtë repart që e mbulon 24 orë pune, ekziston vetëm NJË gjinekologk I cili gjatë orarit të rregullt të puns punon në dispanzerin e grave në formë të vizitave si dhe është I angazhuar jashtë orarit të punës për punë të repartit. Kurse, kohën tjetër jashtë orarit të punës, pas dite, gjaët natës, vikendeve dhe festave, po ashtu është i angazhuar i njëjti gjinekolog në formë të gatishmërisë relative, të padefinuar prej menaxhmentit të QKMF-së e cila kjo punë jashtë orarit të punës I kompenzohet gjinekologut vetëm 120 euro në muaj, respektivisht 4 euro brenda 24 orëve”.

“Mu për këtë shkak unë disa herë u jam drejtuar oganeve kompetente për rritjen e këtij kompensimi, por çdo herë përgjigja ishte negative, apo pa kurrfarë përgjigje. Prandaj në vitin 2013 kam qenë I detyruar që t’I drejtohem organit gjyqësor pranë Gjykatës Themelore – dega në Rahovec. Nga ana e gjykatës së shkallës së parë më ësht aprovuar kërkesë padia, për kompensim në lidhje mep unën shtesë, ndërsa komuna e paditur ka paraqitur ankesë, kundër aktgjykimit në fjalë, dhe lënda sot e kësaj dite gjendet pranë organit të shkallës së dytë të Gjykaëts së apelit në Prishtinë”, theksoi Dr. Ejup Zeka.
“Përkundër këtij fakti, unë prap punoj me këtë kompensim simobilk vetëm për hirë të qytetarëve që të kenë shërbimet shëndetësore të plota, komunë e cila numëron 70 mijë banorë”, deklaroi Zeka për Rahoveci24.

Ai thotë se duhet të plotësohet numri I gjinekologëve për të mbuluar shërbimet efikase 24 orëshe, nga se ky repart prej vitit 2010 menaxhohet vetëm nga një gjinekolog.
“Duhet të plotësohet numri i gjinekologëve për t’u mbuluar shërbimet efikase 24 orëshe, nga se ky repart prej vitit 2010 menaxhohet vetëm nga një gjinekolog”, shton ai.
Zeka tregon se si drejtoria e shëndetësisë para 6 muajve ia ka deleguar përgjegjësinë për organizimin e orarit të punës kryeinfermieres së lëmisë përkatëse, kinse me urdhër të drejtorit të QKMF-së.

“Duhet cekur faktin se prej themelimit të Repartit të Gjinekologjisë, shefi I Repartit e udhëheq repartin në lidhje me përpilimin e orarit të punës. Ndërsa para 6 muajve orarin e punës për repartin e gjinekologjisë e bënë kryeinfermierja e lëmisë tjetër përkatëse, kinse është me urdhër të drejtorit të QKMF-së. Mirëpo, me shkrim unë si menaxher nuk kam kurrëfarë njoftimi”.

“Rasti më i freskët i sodit (e enjte) në ndërrimin e aprë në repart ka mbetur vetëm një mami, duke kryer lindjen e një shtatzëne, ndërsa një mamisë kryeinfermierja I ka dhënë pushim mjekësor, ndërsa tjetrës ditën e lirë, në të njëjtën kohë, që është e pa pranueshme. Në praktikë, është që për këtë duhet të jenë present minimum dy mami”, përfundoi gjinekologu me renome mbarë kombëtare.
Dr. Ejup Zeka kështu bën kërkesë që të shtohet numri i Gjinekologëve, të rriten kompensimet dhe që atij t’i delegohet përgjegjësia për organizim të orarit.
Një debat i madh është nxitur për shëndetësinë ku kandidati për kryetar, Visar Korenica nga VV, ka ofruar plan konkret për revolucioni në shëndetësinë e Rahovecit, një gjë që është hedhur poshtë nga Munib Durguti i cili ka thënë se shëndetësia ëshë në gjendje të shkëlqyer. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.