Kenan Haxhihamza ka shkëlqyer me paraqitje këtë edicion me Gjilanin, teksa në fund ia arritën qëllimit.
Gjilani, me fitoren në udhëtim te Flamurtari siguroi pozitën e dytë në renditjen tabelare, derisa këtu rol të madh ka luajtur edhe Haxhihamza, që me pritjet bravoroze përballë Ballkanit në mesjavë, e la skuadrën e tij të pamposhtur, respektivisht me gjasa për kualifikim në garat evropiane, me çka edhe ia dolën.
Gjithsesi, ajo që ia vlen të ceket, Gjilani përmbylli sezonin me pikë të barabarta me rivalin lokal, Dritën, por se vendosën ndeshjet mes veti, ku Drita ka regjistruar dy fitore dhe një humbje, ajo e javës së kaluar, 2-0.
Shpresojmë në paraqitje sa më të mirë të Haxhihamzës në garat evropiane.
/Rahoveci24/