Gjilani i Kenan Haxhihamzës fiton derbin, rrugës drejt titullit kampion

Gjilani ka fituar derbin ndaj Dritës me rezultat të pastër 2-0, ku kontribut tejet të çmuar dha edhe bashkëvendasi ynë, Kenan Haxhihamza.

Djaloshi nga Rahoveci mbajti portën e paprekur për 90 minuta, duke ndihmuar skuadrën e tij drejt titullit kampion.

Skuadra e Mezanit me triumfin e sotëm në derbin lokal, shkon në kuotën e 64 pikëve, një më pak se kundërshtari i sotëm, Drita, që në xhiron e fundit i shkon Ballkanit në Suharekë, me këta të fundit që do të jenë mysafirë pikërisht të Gjilanit në xhiron e 32, njëherit të parafundit.

Shpresojmë që Haxhihamza të arrijë synimet me klubin, e më pastaj të shikojë edhe në aspektin personal, ku presim që në një të ardhme të afërt ta shohim në ndonjë skuadër përtej rajonit ballkanik.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.