Gjest i madh nga Ultras Vreshtarët: Ftesë therandasve për spektakël dhe kulturë

KB Rahoveci dhe KB Ylli do të zhvillojnë një nga ndeshjet më të pritura këtë sezon në Gjakovë, pas shumë polemikash të nxitura mes tifozëve nga sharlatani, Agron Krasniqi, ish trajner i skuadrës nga Suhareka.

Por, duket se përçarja mes grupeve të tifozëve dhe krisja ndërmjet tyre po merr fund.

Në postimin më të fundit të Ultras Vreshtarëve, janë tifozët e e Rahovecit ata që kanë ftuar therandasit në këtë ndeshje për spektakël dhe kulturë.

Nga aq sa mëson Rahoveci24, edhe hyrja do të jetë falas për të gjithë ata që do të jenë prezent në këtë takim, përfshirë edhe tifozët e KB Yllit të cilët do të jenë të mirë se ardhur në këtë duel.

Thirrja e tifozëve Ultras Vreshtarët vjen në momentin më të mirë, ku për lojën e basketbollit dhe këtë ndeshje të madhe vitale është mbarëvajtja e takimit dhe eliminimi i tensioneve që kërkohen nga persona të caktuar nga kampi tjetër, por që si duket diferencat janë eliminuar dhe gjithçka po bëhet gati për spektakël.

Në anën tjetër, Rahoveci24 mëson nga burimet e sigurta se zyrtarë të KB Rahovecit kanë përshëndetur këtë nismë të tifozëve në prag të përgatitjeve finale për duelin, ku edhe kanë ftuar zyrtarët më të lartë të klubit nga Suhareka, KB Ylli, që të jenë në takim, natyrisht, pa përfshirë vagabondët dhe ahmakët që kërkojnë përçarje mes tifozëvee. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.