Të vegjëlit e Rahovecit, nga shkolla e basketbollit “Halit Hoxha”, pra gjenerata U12 kanë arritur të shpallen kampion të gjeneratës së tyre duke treguar se e ardhmja basketbollistike rahovecianë është e ndritur.
Shkolla e Basketbollit “Halit Hoxha”- Rahovec e udhëhequr nga treneri Admir Mullabazi është kampion i KUPËS së Kosovës 2023 për gjeneratën U12. Skuadra nga Rahoveci në finale ka mundur New Basketin e Prizrenit me rezultat 53:32.
Kjo është hera e parë që shkolla e basketbollit “Halit Hoxha” fiton Kupën e Kosovës, ndërsa edicionin e kaluar ishte në finale dhe u rendit në vendin e dytë.
Më i miri te “Halit Hoxha” ishte padyshim talenti Haxhi Hoxha me 26 pikë e 8 kërcime.
Haxhi Hoxha u shpall MVP i turneut.
Trofeun për skuadrën fituese e kanë ndarë Ramush Rushiti trener i mirnjohur Prizrenas si dhe organizator i garave të kupës për U12.