Ngjarjet në veriun e vendit kanë shqetësuar jo pak qytetarët dhe organet e rendit, pasi komuniteti serb atje të nxitur nga Beogradi dhe strukturat paralele kanë bllokuar pikat kufitare dhe rrugët kryesore.
Përkundër gjithë tensioneve dhe situatës mjaft të komplikuar, në Rahovec gjendja paraqitet të jetë e qetë dhe e sigurtë.
Në Rahovec po ashtu jeton një komunitet i serbëve në lagjen e tyre në qytet, e të cilat kanë raporte shumë të mira me qytetarët tjerë vendas duke zhvilluar jetën normalisht.
Ndërkaq, një komunitet tjetër i serbëve ku paraqitet situatë e qetë është edhe Hoqa e Madhe, ku rëndom janë paraqitur pankarta e mbishkrime serbe, por jo në rastin më të fundit.
Kështu, për momentin në Rahovec nuk ka shenja të tensionimit të situatës.
/Rahoveci24/