Gjendja e rrugëve, deklaratë nga Eko Regjioni

DEKLARATË PËR MEDIA

Pas reshjeve të borës gjatë ditës së sotme, ekipet e kompanisë K.R.M EKOREGJIONI – Njësia Operative në Rahovec, që nga orët e para të mëngjesit në mënyrë intenzive kanë filluar pastrimin e rrugëve të qytetit dhe fshatrave të cilat janë nën përgjegjësinë kompanisë tonë.

Në përputhje me kontratën e nënshkruar në mes të K.R.M EKOREGJIONI dhe Komunës së Rahovecit, ne kemi kryer pastrimin e rrugëve nga bora në këto zona :

1. Ne qytet eshte intervenuar qysh ne oren 4 te mengjesit ne rruget: Xhelal Hajda, Gezim Hamza, Sylejman Vokshi, Avdullah Bugari, Asllan Kleqka, Ali Sokoli, Shejh Hilmi Maliqi, Deshmoret e Pashtrikut, Kullat Binjake, Agim Kelmendi, Ibrahim Rugova, Xhevat Kasapi, Mexhit Mustafa, Nysret Cena, Kuvendi i Lezhes deri te lagja Vuqiterna, Hadije Spahiu, Bekim Sylka, Mizahir Isma, Haxhi Zeka, Bekim Isma, Lagja e Serbeve dhe Romeve, Sadedin Hajda dhe ne disa rrugica etj ku eshte bere intervenimi nga 2 here.

2. Ne fshatin Opterush brenda dites eshte bere intervenimi 2 here si dhe shperndarja e krypes.

2. Ne fshatin Retije Retije e Ulte brenda dites eshte bere intervenimi 2 here si dhe shperndarja e krypes

3.Ne fshatin Zoqisht brenda dites eshte bere intervenimi 2 here si dhe shperndarja e krypes

Vlen të thuhet se kemi intervenuar edhe në lokacione që nuk i kemi nën përgjegjësi me kërkesë të Komunës, qytetarëve dhe Policisë.

Keto jane rruget qe gjate mbremjes do te pastrohen rruga Gani Mullabazi dhe do te vazhdohet ne rrugen Mic Sokoli, Vellezerit Frasheri, Agim Qelaj si dhe rruga Vllezerit Haradinaj. Rruget tjera do te pastrohen ne oret e hershme te mengjesit.

Per shkak te rreshjeve me intenzitet te larte dhe te pandalshem eshte e pamundur qe te gjitha rruget te pastrohen per arsye se ne rruget kryesor behet intervenimi 4-5 here ne dite.

Lusim të gjithë qytetarët dhe shoferët e automjeteve të kenë kujdes të shtuar dhe te kene mirekuptim e durim sepse te te gjithe do te behet pastrimi.

K.R.M “EKOREGJIONI” Njësia Operative në Rahovec.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.