Një person në fshatin Xërxë të Rahovecit gjatë ditës së djeshme ka gjetur disa mjete të pashpërthyera.
Sipas njoftimit, dje rreth orës 09:15, qytetari ka raportuar se derisa ishte duke rrënuar shtëpinë e pabanuar, në oxhak ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së i ka asgjësuar mjetet e dyshuara.
Policia ka bërë të ditur se 72 fishekë janë tërhequr nga vendi i ngjarjes.