Gjenden disa mjete shpërthyese në Rahovec, intervenon FSK-ja

Një person ka raportuar në Polici se në oborrin e tij, në një pjesë me shkurre ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.

Njësiti policor e ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së pa ndonjë incident e ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e tij në një pjesë me shkurre ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese. Njësiti policor ka bërë sigurimin  në vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i  FSK-së pa ndonjë incident në mënyrë të sigurt e ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Sinjali/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.