Trajneri i KB Rahovecit, Muhamed Thaçi – Muja, ka paralajmëruar transferime të reja te KB Rahovecit.
Këto komente ai i bëri në një prononcim për Rahoveci24 pas tërheqjes së shortit, çka ishte intervista e tij e parë pas caktimit si teknik i KB Rahovecit dhënë për ndonjë media vendore.
Edhe pse erdhi në një vorbull të paqartësisë dhe organizimit të vonshëm, trajneri shprehet optimist duke ruajtur qetësinë dhe kështu u bëri thirrje të gjithë adhuruesve që të jentë të qetë sa i përket ekipit kur dihet se ndeshja e parë është më 10 shtator ndaj KB Yllit në tempullin mitik “Mizahir Isma”.
“Jemi në kërkim të lojtarëve të huaj dhe besoj që para kampionatit do të kompletohemi”.
“E di që jemi vonë por jemi duke bërë maksimumin e mundur bashkë me klubin që të kompletohemi gjatë kësaj jave”, u shpreh trajneri shkupjan për Rahoveci24.
Rahoveci e fillon kampionatin më 10 apo 11 shtator ndaj Yllit, që është fillimi i edicionit me derbi e ku me fitore do të ringjallej shpirti i gjithë qytetit drejt pretendimeve të mëdha basketbollistike.
/Rahoveci24/