Duket se deklaratat e ministrit të bujqësisë, Faton Peci nuk po përputhen me realitetin.
Ishte ministri ai që ka deklaruar kohë më parë se pasi të kryhet procesi i verifikimit të listës së përfituesve të subvencioneve atëherë ato do të ekzekutohen.
Ka disa ditë që në faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë po publikohen postime se si gjatë kësaj jave janë ekzekutuar mjetet e subvencioneve për vitin 2020.
Mirëpo, duket se kjo është një gënjeshtër e radhës e ministrit të bujqësisë Faton Peci në vazhdimin e sagës për ekzekutimin e subvencioneve që normalisht nuk do të duhej të ishte ndonjë problem i madh.
Dhjetëra bujq i kanë konfirmuar portalit Rahoveci24 se ende janë ekzekutuar subvencionet ashtu siç po potencon ministria dhe ministri ndërsa kanë kërkuar që këtë çështje ta ngrisin publikisht edhe në media.
Bujqit e Rahovecit kanë kërkuar që urgjentisht të ekzekutohen subvencionet për vitin 2020 pasi kanë kryer obligime në emër të këtyre subvencioneve që nuk janë ekzekutuar.
Kaloi edhe një javë dhe bujqit ende s’kanë marrë subvencionet e tyre teksa mbetet të shihet si do të vazhdojë të zhvillohet kjo situatë shumë e rëndësishme për fermerët e komunës së Rahovecit. /Rahoveci24/