Vetëm ditë pas emërimit nga kryetari Smajl Latifi në qëllim të konsolidimit të gjendjes së rëndë në KF Rahoveci, Gazmend Daka, ish lojtar, trajner dhe zyrtar i klubit, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit.
Në një bisedë të shkurtër telefonike, Daka për InfoRahoveci thotë : Kam dhënë dorëheqje nga posti për të cilin jam propozuar,për vendimin tim e kam njoftuar drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ervin Hoxhën, të cilit i falëmnderoj për gatishmërinë e tij për tē më besuar konsolidimine klubit ku kam kaluar vite më të mira,por për shkaqe familjare jam i detyruar të tërhiqem.Njëkohësisht falëmnderimi i shkon edhe kryetarit Smajl Latifit, të cilin e respektoj,por shprehi edhe keqardhjen time për vendimin tim”, tha Daka.
Kështu, vazhdojnë problemet për KF Rahovecin teksa skuadra rrezikon seriozisht qëndrimjn në ligë. /ShaipShala – InfoRahoveci/