Gazetari dhe analisti Pireva: Korenica, lojtari më i mirë i Ballkanit

KF Ballkani arriti kualifikimin historik pas fitores 1-0 në Prishtinë ndaj Shkupit dhe me rezultat 3-1 pas dy ndeshjeve. Edhe në ndeshjen e parë në Shkup Korenica realizoi një supergol nga distanca.

Për paraqitjet e tij në kualifikimet e Conference League tashmë po flet i gjithë komuniteti sportiv – pas një periudhe disa vjeçare të nënvlerësimit të cilësive ndërkombëtare të futbollistit rahovecian.

Por, një nga gazetarët dhe analistët sportiv që gjithmonë ka qenë objektiv me deklaratat e tij, Lavdim Pireva, e ka cilësuar Meriton Korenicën lojtarin më të mirë të Ballkanit.

Kujtojmë se Ballkani ka në përbërje talentë të shumtë të shumë vlerësuar nga mediat si Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani e të tjerë.

Por, si pas gazetarit të njohur sportiv i cili ushtron këtë zeje për më shumë se një dekadë, pra sipas gazetarit të Telegrafit, Lavdim Pireva, Korenica është lojtari më i mirë i Ballkanit.

Postimi i plotë i gazetarit të njohur në Facebook:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.