Gardalin Shtavica ua atribuon qytetarëve suksesin e HardhFest – Jeni shtylla kryesore e vendit

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, Gardalin Shtavica, ua ka atribouar qytetarëve suksesin e HardhFest, duke thënë se ata janë shtylla kryesore e vendit.

Shtavica ishte një prej më të angazhuarve gjatë HardhFest në Këshillin Organizativ, duke e bërë këtë edicion qytetin shumë të gjallë, për çka ai është kujdesur që gjithçka të shkojë sipas planit.

Postimi i plotë i Shtavicës në Facebook:

Miq e qytetarët e mi të nderuar të Rahovecit
Festivali ynë tradicional ‘HardhFest’ tashmë ka arritur të bëhet pjesë e festivaleve ndërkombëtare dhe kjo vetëm falë jush dhe kontributit tuaj.
Unë si Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe si bashkëvendas i juaji e ndjej si obligim t’ju shpreh falenderimet e mia më të sinqerta për angazhimin tuaj , mikpritjen e mysafirëve dhe promovimin e qytetit tonë.
Po ashtu një falenderim të veçantë i bëjë Këshillit Organizativ të HardhFest-it kisha knaqësin që të jem pjesë e këtij këshilli organizativ së bashku me shumë të rinjë të Rahovecit profesionist të fushave përkatëse , që pa hezituar janë përkushtuar shumë që ky festival të shkojë më së miri dhe ishin aktiv deri në momentet e fundit të festivalit.Më e mira është që të gjithë punuan në baza vullnetare.
Me datat 2,3 dhe 4 shtator Rahoveci ishte i mbushur me aktivitete të shumta kulturore , gjē që e bëri edhe më tē veçantë këtë festë.
Por ajo që e ka veçuar këtë festë ishte kultura e treguar nga ana e qytetarëve tanë , respekti që i është bërë mysafirëve nga vendet e ndryshme të Kosovës dhe vendeve të botës.
Ju vendas të mi jeni shtylla kryesore për suksesin e vendit tonë , me këtë angazhim tuajin festa e vjeljes së Rrushit „Hardh Fest“ 2017 do të jetë ngjarja e vitit në Kosovë.
Së bashku mund të arrijmë shumë suksese për qytetin tonë.
Me respekt Gardalin Shtavica

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.