Gardalin Shtavica konfirmon hapjen e tenderit për palestrën

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, Gardalin Shtavica, ka mirëpritur hapjen e tenderit për palestrën.

Ai në një postim në Facebook e ka përmendur këtë si tjetër premtim të mbajtur nga Avdullah Hoti.

Në një farë forme ai edhe ka aluduar se ky vendim s’ka të bëjë me zgjedhjet dhe fushatën zgjedhore, ani pse ka një vit që është duke u folur për palestrën në mesin e shumë premtimeve dhe skandaleve që kanë shoqëruar këtë projekt.

Shpallja e tenderit vjen dy javë para zgjedhjeve nacionale.

Postimi: 

Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit

Sot me gëzim e mora lajmin për shpalljen e tenderit për finalizimin e projektit të palestrës sportive në Rahovec.

Pas një pritjeje të gjatë nga qeveritë e kaluara më në fund ministri i financave Prof.Dr. Avdullah Hoti arriti të realizoj ëndrrën e shumë sportdashësve e të rinjëve të komunës të Rahovecit.

Kjo për Rahovecin dhe për sportin në Rahovec është një hap para për zhvillimin e klubeve tona.

Faleminderit ministër për kontributin dhe përkushtimin tuaj për të rinjët dhe komunë e Rahovecit.

Me respekt,
Gardalin Shtavica.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.