Futbollisti kosovar vrapon nga Prishtina në Rahovec

Futbollisti i Bashkimit të Koretinit, Erzen Zyberaj ka thyer një rekord në vrapim.

Zyberaj ka vrapuar nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina deri në qytetin e Rahovecit, shkruan Epoka e Re.

Futbollisti Zyberaj distancën 63 kilometra e ka kaluar për 5 orë e 30 minuta.

“Nuk ishte e lehtë për t’ia arritur këtij qëllimi, pasi rruga ishte e ngarkuar me automjete por edhe temperaturat ishin të larta”.

“Megjithatë me besim dhe vullnet mund të arrihet gjithçka në jetë. Jam shumë i lumtur për ketë sukses që e arrita”, ka thënë Zyberaj.

Rahoveci është vendlindja e futbollistit të Bashkimit të Korentinit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.