KF Rahoveci do të kthehet në stadiumin e qytetit pasi fusha është gati.
Kjo për të zhvilluar edhe disa ndeshje të fundit të kampionatit.
Në një postim, KF Rahoveci ka falënderuar klubin e Ballkanit dhe presidentin Arsim Kabashi për ndihmën.
Ndërkaq, Rahoveci nuk ka më pretendime për Superligë, teksa mbijetesën e ka siguruar, por sigurisht se na presin ndeshje të forta deri në fund.
Po ashtu pritet që së shpejti të zgjidhet edhe çështja e stadiumit të qytetit të Rahovecit, i riu, pasi në atë aktual, do të ndërtohet Sheshi Qëndror i Qytetit.
/Rahoveci24/