Kryetari i komunës së Rahovecit dhe deputeti Visar Korenica kanë dhënë shembull të mirë duke u takuar me udhëheqës të KRU “Gjakova”.
Dy politikanët më të fuqishëm të komunës së Rahovecit u bashkuan për të mirën e zonave që nuk kanë ujë të pijshëm në mënyrë që të gjendet zgjidhje për furnizim të rregullt, përmirësim të rrjetit dhe furnizim sa më të rregullt me ujë.
Ky takim është mirëpritur nga të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit pa dallim.


