Fund i qetë i fushatës zgjedhore

Në Rahovec po zhvillohet fushatë e qetë parazgjedhore një ditë para fundit zyrtar të saj.

Edhe pse kandidatët për kryetarë nuk kanë ndalur aktivitetet, komunën ka kapluar një qetësi, kurse debatet po zhvillohen familje pas familje e shoqëri pas shoqërie në kafeteritë e qytetit.

Në Rahovec tradicionalisht kanë dalur 40% në zgjedhje, një përqindje që nuk pritet të jetë më ndryshe në këto zgjedhje lokale.

Sipas sondazheve të zhvilluara nga institute të ndryshme dhe portaleve, në Rahovec është i pashmangshëm balotazhi, e çka është më interesant nuk dihen as pjesmarrësit në balotazh.

Gjithçka mund të ndodh deri të dielën, por një gjë ka rëndësi, tension mes kampeve nuk ka dhe të dielën do të hymë në fushatë me qetësi.

Së paku për momentin…

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.