Ftohen banorët e komunës së Rahovecit për dëgjimin publik të buxhetit për vitin 2020

Ftohen banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc, Hoçë e Vogël dhe Brestoc për organizimin e dëgjimeve publike për përgatitjen e buxhetit për vitin 2020.

Me datën 05.07.2019 do të organizohen dëgjime publike me qytetarët për përgatitijen e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitin 2020.

Kjo është komunikata e plotë:

Të nderuar banor të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc, Hoçë e Vogël dhe Brestoc , ju njoftojmë se me 05.07.2019, do të organizohen dëgjime publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitit 2020.

Dëgjimet buxhetore për buxhetin e Komunës për vitin 2020, organizohen nga anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa (KPF) dhe udhëhiqen nga kryesuesi i këtij komiteti, Afrim Dina njëherit edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Dëgjimi publik me banor të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë mbahet me 05.07.2019, në “Qendrën Rinore”, fshatin Krushë e Madhe me fillim në ora 19:00.

Dëgjimi publik me banor të fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc mbahet me 05.07.2019, në Shkollën Fillore ”Heronjtë e Kosovës”, në fshatin Hoçë e Vogël me fillim në ora 20:20.

https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2019/06/KALENDARI-I-DEGJIMEVE-PUBLIKE-ME-QYTETARET-E-KOMUNES-SE-RAHOVECIT-PER-BUXHETIN-E-VITIT-2020.pdf

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.