Lajmërohen të gjithë fermerët e interesuar të Komunës së Rahovecit se sot me datën 11.07.2019 duke filluar nga ora 14:00 në sallën e kuvendit të komunës, mbahet sensioni informues për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA).
Ky sesion informues do të jetë në kuadër të projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit” i cili do të përkrah fermerët dhe bizneset që operojne ne sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike.