Pas anulimit të festivalit Sunny Hill u shpalos frika për festivale tjera dhe të ardhmen e tyre.
Në lidhje me këtë vendim kanë reaguar shumë figura publike. Në mesin e personave që kanë shprehur pakënaqësinë, ka reaguar edhe legjenda e gjallë e “Hardh Fest”, Agron Sokoli.
Ai përmes një postimi në facebook ka njoftuar se “Hardh Fest” do të mbahet në Rahovec pasi aty është konaku.
“Hardh Fest ju pret sivjet – me dashni e verë!
Ne te njejtin vend, me 2, 3, dhe 4 shtator.
Sepse ne Rahovec e keni konakun“,thuhet në postimin e Sokolit në facebook.
