Përgatitja e gjithë opinionit të mbarë rahovecas për një nga udhëtimet më masive të viteve të fundit duket se është ndalur nga Ponte Prizreni.
Klubi prizrenas ka komunikuar se kinse për shkak të informatorit të një mini-incidenti në ndeshjen e fundit, FBK ka bërë të ditur se një ndeshje është dënuar pa shikues Ponte Prizreni.
Duket se frika nga udhëtimi masiv i gjithë Rahovecit bëri që Ponte në koordinim me FBK të mbyllin dyert për shikues, ndoshta për të ndihmuar këtë klub që të triumfojë ndaj Rahovecit, kur dihet se Ponte mbrëmë luajti ndaj Trepçës.
Rahoveci takohet me Ponte Prizrenin nga ora 19:00 në Prizren.
/Rahoveci24/