“The Guardian” ka vlerësuar veprën e fotografit shqiptar, Armend Nimani, duke e vendosur fotografinë e tij të parën mes fotografive më të mira të ditës së djeshme, të bëra në të gjithë botën.
“Njerëzit shikojnë ndërsa një burrë kërcen nga ura 22 metra e lartë, gjatë një gare të kërcimeve nga lartësia”, është ky përshkrimi me të cilin e përditshmja britanike shoqëron foton e Nimanit.
Fotografia është bërë në Kosovë dhe ky nuk rasti i parë që fotografitë e artistit kosovar vlerësohen në përzgjedhje të tilla.
Fotografi, i cili ka pothuajse 10 vjet që punon për agjencinë franceze të lajmeve – AFP, vitin e kaluar ishte bërë pjesë e rubrikës “Fotot e ditës” në të përditshmen amerikane “The Washington Post”.