FOTO: Lokalet në rrugën kryesore u dëmtuan nga shiu, asnjë masë për vitet e tëra

Lokalet në rrugën kryesore të Rahovecit, “Xhelal Hajda – Toni” edhe gjatë kësaj jave janë dëmtuar nga vërshimet për shkak të shiut.

Problemi i Rahovecit me ujërat atmosferik është tashmë i ditur, mirëpo, lokalet në pjesën kryesore të qytetit janë të prekura shumë nga një problem i tillë edhe pse kanë kërkuar reagim nga institucionet për vite të tëra.

Qytetari digjital ka dërguar në Natën e Bajramit disa fotografi nga shiu i madh që ka prekur këto lokale ku uji ka përfshirë lokalet e tyre.

Sipas qytetarit digjital pronarët janë ankuar disa herë te institucionet e komunës së Rahovecit, por asnjëherë nuk është marë asnjë masë përveç kur kanë reaguar në rastin e një militanti të tyre (i njohur për redaksinë).

Më poshtë sjellim fotot në një nga lokalet e kësaj rruge.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.