Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka nënshkruar sot vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në bujqësi në muajin maj.
Sipas pikës dy të vendimit, komisioni ka për detyrë që të konstatoj dhe të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në sektorin bujqësi, kurse pika katër e vendimit, thotë se komisioni do të filloj punën menjëherë, pas nënshkrimit të këtij vendimi dhe punët të përfundojnë në një afat të arsyeshëm.
Ditë më parë ishte Beatrisa Pista Demiri ajo që konfirmoi se do të themelohet menjëherë komisioni dhe do të gjenden format për kompensimin e bujqve.