Foda për Korenicën: Ishte në listën fillestare me 50 lojtarë, ne zgjodhëm 24 më të mirët

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, i pyetur nga gazetarët në Konferencën për shtyp para dy ndeshjeve kualifikuese, u pyet edhe për yllin nga Rahoveci, Meriton Korenicën.

Nga Rahoveci në këtë ndeshje luajnë dy futbollistë, Lumbardh Dellova dhe Andi Hoti. Ishte pritur që edhe Meriton Korenica të ftohej pas paraqitjeve fantastike në CFR Cluj të Rumanisë.

osa1

Megjithatë, trajneri i Kosovës nuk e ftoi Korenicën dhe ai është pyetur për këtë nga gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp.

Trajneri Franco Foda ka sqaruar situatën e Meriton Korenicës, i cili nuk është ftuar në listën përfundimtare për ndeshjet e tetorit. Ai ka thënë: “Meriton Korenica ka qenë pjesë e listës fillestare me 50 lojtarë. Ne është dashur të zgjedhim 24 më të mirët.”

A u dasht të ftohej Meriton Korenica për ndeshjet e tetorit? Çfarë mendoni ju?

/Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.