Arian Bugari, këshilltari politik i ministrit të bujqëisë, Faton Peci, ka deklaruar se shumë shpejt do të ekzekutohen mjetet e subvencioneve për vreshtarët.
Rahoveci24 publikoi një artikull ku pasqyrohet dallimi i deklarimit të ministrisë së bujqësisë se u ekzekutuan 1.4 milionë euro të subvencioneve, ndërsa në Rahovec bujqit mohuan të kenë pranuar mjetet nga subvencionet.
Arian Bugari tha se në këto mjete të ekzekutuara nuk është e precizuar fare.
“Per portalin Rahoveci24.com te nderuar njoftimi per ndarjen e subvencioneve ne vlere prej 1.4 mil euro nuk precizohet individ apo sektor, vreshtar apo perimtar, mirpo thuhet ndarjen e subvencioneve ne shum prej 1.4 mil euro, jam shum i sigurt qe vreshtaret Rahovecianas shum shpejt do ti marin subvencionet e tyre, jemi te vetedishem qe pagesat jane vonuar mirpo kerkojm mirëkuptim (sic.)”, ka shkruar Bugari në një koment në portalin tonë.
Mbetet të shihet kur do t’i marrin subvencionet Vreshtarët, ne do të jemi vazhdimisht duke e monitoruar situatën për informata të mëtutjeshme. /Rahoveci24/