Fitore madhështore e Rahovecit

Rahoveci ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Hajvalisë me rezultat 3-1.

Ishte Rahoveci që realizoi në minutat e parë për 1-0, para se Visar Sokoli të shënonte golin e vitit pas 20 minutash lojë për 2-0.

Mysafirët në fund të pjesës së parë realizuan nga gjuajtja e lirë.

Pjesa e dytë ishte formalitet pasi mbrojtja me ikonat Medën dhe Bajramin ishte e çeliktë.

Për 3-1 fitoren e vulosi Astrit Berisha (Capa) nga afërsia edhe pse Visar Sokoli kishte raste për eurogola tjerë por fati nuk ishte në anën e tij.

Me këtë fitore Rahoveci ka 23 pikë në vendin e 16-të, vetëm 3 pikë jashtë zonës së barazhit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.