KF Rahoveci ka shënuar fitore historike ndaj Lugut të Baranit në Obiliq me rezultat 2-0 për të siguruar edhe për një edicion plasmanin në Ligën e Parë.
Rahoveci në këtë takim ishte dominues nga minuta e parë, kurse goli i parë erdhi nga penaltia.
Nikollë Dushi realizoi pas 25 minutash lojë për 1-0.
Në pjesën e dytë Dukagjini bëri përpjekje për të shënuar, por nuk arriti që të thyejë mbrojtjen e çeliktë të Rahovecit.
Hamëz Merxha në pjesën e dytë (60’) realizoi për 2-0 dhe gëzimin e madh të tifozëve në stadium.
Me këtë fitore Rahoveci definitivisht siguron Ligën e Parë dhe për këtë më meritori është trajneri legjendar, Fadil Vuçitërna, i cili e ngriti ekipin nga vendi i fundit në tabelë pa asnjë gjasë reale për të shpëtuar. Ai në këtë rrugëtim nuk ishte i vetëm, pasi është ndihmuar edhe nga lojtarët të cilët dhanë gjithçka në fushë, nga tifozët më të mirë në Kosovë që nuk e lanë ekipin vet për asnjë çast, e as nga disa biznesmenë që mundësuan udhëtimin ku u shkrua historia.
Urime Rahovec…