Fitore e vështirë e KB Rahovecit ndaj Vëllaznimit (Foto)

KB Rahoveci me tri lojtarë të huaj dhe elitën e basketbollistëve vendorë mezi ka mposhtur Vëllaznimin në palestrën Shani Nushi në Gjakovë me rezultar 82-77.

Vëllaznimi që në këtë takim hyri me cilësi të kufizuara, pa lojtarë të huaj dhe nën drejtimin e zv. trajnerit Kumnova, bëri një ndeshje fenomenale.

Vetëm çereku i parë ishte i shkëlqyer për KB Rahovecin, ku epërsia shkoi menjëherë në 16 pikë.

Por, Vëllaznimi me mbrojtje të fortë dhe ekzekutim shumë të mirë shfrytëzoi gabimet e Rahovecit, të cilat erdhën kryesisht nga neglizhenca dhe dëshira e lojtarëve për t’u treguar individualisht.

Më i miri i takimit ishte Artin Gashi me 19 pikë dhe 5 kërcime. Është ndeshja e katërt radhazi që Gashi po realizon së paku 15 pikë dhe rikthimi i tij në formë është lajmi më i mirë që ka mundur të marrë trajneri Nixha para duelit ndaj Yllit.

Rony Farmer shtoi 11 pikë e 18 kërcime, teksa me saktësi 80% nga tri pikë ishte Tyler Deihl ai që shkëlqeu me 16 pikë.

Bellinger realizoi 13 pikë, kurse Besnik Sharku shtoi 6 pikë, 4 kërcime, 1 top të vjedhur dhe 1 asist në 20 minuta lojë, duke koncentruar lojën kryesisht në mbrojtje.

Me 18 sekonda të mbetur Vëllaznimi ishte vetëm 3 pikë në disavantazh, por super ndeshjen e tyre e penalizoi Beq Kovaçi i cili huqi depërtimin dhe u lëndua.

Rahoveci ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Yllit në Suharekë dhe loja duhet të përmirësohet.

Lajm i mirë është mos presenca e Christopher Olivier në këtë ndeshje i cili u transferua në Shkodër. /Rahoveci24/

IMG_7990 IMG_7991 IMG_7992 IMG_7993 IMG_7997

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.