Rahoveci e ka shënuar fitoren më të madhe të edicionit, pasi ka mposhtur Ballkanin e Suharekës me rezultat 1-0 duke bërë hap të madh drejt mbijetesës në një spektakël të pa parë të tifozëve Vreshtarët me stadiumin përplot me rreth 2 mijë tifoz prezent.
Edhe pse ishte paralajmëruar udhëtimi i tifozëve mysafir, kjo nuk ndodhi dhe tifozët Vreshtarët mbajtën në anën tjetër spektakël për 90 minuta me show piroteknik të pa parë dhe kore fenomenale.
Pjesa e parë u dominua plotësisht nga djemt tanë, por Ballkani me shtatë mbrojtës parkou autobusin duke mos lejuar gol ndihmuar edhe nga gjyqtari i takimit i cili referoi secilën prekje.
Ne fillim të pjesës së dytë u inkuadrua në lojë Egzon Shtavica i cili i dha fantazi sulmit.
Pas një topi të mirë, ishte Capa ai që depërtoi dhe paraboloi me kokë portierin në minutën e 68-të për 1-0 dhe gëzimin e madh në stadium (videot në faqen në fb).
Loja e mirë vazhdoi sidomos pas inkuadrimit të Visar Sokolit, teksa një top fenomenal të Egzon Shtavicës i cili e vuri para portierit Capën e shpërdoroi ky i fundit duke dështuar ta përfundojë lojën.
Në fund Capa u largua me ovacione nga publiku, teksa u inkuadrua Durim Canziba për të forcuar mbrojtjen në çastet e fundit.
Heroi në fund të takimit ishte Besnik Shehu, i cili ndali një goditje të pambrojtshme në këndin e djathtë të portës për të mos lejuar kështu barazimin e rezultatit në asnjë formë.
Me të kuq në fund u ndëshkua Hamëz Merxha pa të drejt pas provokimeve të kundërshtarëve dhe ai mungon në ndeshjen tjetër.
1-0 ishte rezultati përfundimtar dhe lojtarët festuan kështu fitoren tjetër ndaj klubeve të Suharekës, ku edhe tifozët Ultras Vreshtarët edhe ekipet në basketboll e futboll treguan superioritetin dhe se kush është mbret në rajon.
Rahoveci me këtë fitore është në vendin e 11-të jashtë zonës së rrezikut për herë të parë pas shumë kohësh me pikë të barabarta me Ballkanin, një pikë më pak se Kosova e Prishtinës në vendim e 10-të.
Jemi shumë afër qëllimit… /Rahoveci24/