KB Rahoveci ka realizuar fitoren e radhës si mysafir i Trepçës me rezultat 78-77.
Rahoveci ishte më i mirë gjatë gjithë takimit.
Në fund vendasit barazuan të ndihmuar nga gjyqtarët, ndërsa kjo nuk e ndaloi Minnisin që ti japë fund dilemës duke realizuar dy gjuajtje të lira vendimtare.
Fred Richardson ishte afër double double me 22 pikë e 9 kërcime.
KB Rahoveci mban vendin e dytë në tabelë, ndërsa kjo ishte fitorja e tretë rresht.