Fitore dramatike e Rahovecit në Suharekë

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe ndaj KB Yllit me rezultat 74-73 në palestrën “13 qershori” në Suharekë.

Rahoveci pati epërsinë nga fillimi i takimit dhe ishte skuadra më e mirë, por vendasit të shtyrë nga publiku ishin afër gjithnjë.

Epërsia më e lartë në këtë takim ishte 10 pikë për Rahovecin.

Pikët vendimtare në sekondat e fundit i shënoi Minnis i cili ishte afër të raelizonte triple double, duke qenë lojtari më i mirë me 17 pikë, 10 kërcime dhe 8 asistime.

Edhe Fred ishte i papërmbajtshëm me 23 pikë e 12 kërcime të realizuara, ndërsa ndihmoi Stanback me 14 pikë.

Rahoveci me këtë fitore kthehet në vendin e dytë në tabelën e Superligës dhe ka një bilanc pozitiv këtë sezon me 2 fitore ndaj Yllit, të dyja të raelizuara në Suharekë, dhe në përgjithësi bilanc pozitiv me 6 fitore, teksa Ylli ka 5 fitore në përballje direkte. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.