Fisnik Rugova është shpallur MVP i javës së 21-të në Superligën e basketbollit të Kosovës.
Ai këtë epitet e mori nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Fisniku ndaj Trepçës pati 23 pikë, 13 kërcime e 4 asistime.
Pikërisht puna e mirë në kosh bëri që Fisi të ketë edhe paraqitjen më të mirë në fanellën e Rahovecit.
Paraqitja më e mirë e Fisit te KB Rahoveci erdhi pas 7 muajve, 3 trajnerëve të ndryshëm dhe ndryshimit të dhjetëra lojtarëve në roster.