Finalja e parë e playoffit për hyrje në Ligën e Parë është ngjarja më e madhe në basketbollin e Rahovecit që prej largimit definitiv të KB Rahovecit nga garat. Ajo zhvillohet të dielën nga ora 20:30 në palestrën “Mizahir Isma”.
Është Grapeland Rahoveci që etapën e një sezoni të shkëlqyeshëm e pati në rrezik të hatashëm ndaj KB Gjakovës, por që klubi rikuperoi nga goditja në ndeshjen e parë për të mposhtur gjakovarët dy herë rresht.
Tash kundërshtar në finale është një rival i njohur – KB KEK-u që në tri ndeshje, Grapeland Rahoveci ka dy fitore dhe një humbje, fitorja më e fundit në Rahovec. Rahoveci24 mëson se presidenti i KEK-ut dhe lojtari famëkeq, Engjull Sollova, ka qëndruar në Rahovec bashkë me ekipin e tij dhe stafin për ta përcjellur Grapeland Rahovecin pasi as se si spo e gjenë formulën e fitores. Se sa do të ketë tani sukses presidenti dhe playmakeri i KEK-ut, Sollova, mbetet të shihet
Pa dyshim se Grapeland Rahoveci është favorit absolut, por KB KEK-u do të tentojë të shkaktojë befasi e më pas edhe të fitojë në terrenin e vet, por fuqia e Grapeland Rahovecit mund të bëjë që të kryhet kjo ndeshje qysh pas dy dueleve.

Në rast se seria barazohet 1-1, atëherë gjithçka përcaktohet në ndeshjen e tretë në Rahovec, ku do të jetë dramë maksimale.
Me rast të fitores së serisë, dhe kualifikimit në Ligën e Parë, bëhet hapi më i madh i rikthimit të basketbollit rahovecian në majen e basketbollit kosovar dhe nga sezoni i ardhshëm mund të shikojmë më shumë basketboll dhe mund të tentojmë rikthimin në Superligë. /Rahoveci24/


