Final 8 i Kupës së Kosovës në basketetboll do të mbahet në Pejë nga data 9 deri 13 shkurt.
Lajmi u konfirmua nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ndërkaq po ky lajm ishte bërë i ditur në Asistionline.com pak ditë më parë.
Aktualisht ndeshjet në basketbollin kosovar po mbahen pa praninë e shikuesve për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë, andaj pritet që edhe Final 8 të mbahet pa shikues.
Ky është lajm i keq për Ultras Vreshtarët që janë të gatshëm të udhtojnë në Pejë për të përkrahur skuadrën e qytetit.
/Rahoveci24/