Tashmë po procedohet seriozisht me punimet në palestër.
Pas shumë shtyerjeve në 12 vitet e fundit, palestra duket se përfundimisht po bëhet gati.
Arena “Mizahir Isma” tashmë po bëhet me parketin e vet, i cili pritet të përfundojë në fund të javës së ardhshme.
Ndriçimi, ngrohja, paisjet sportive dhe tribunat tashmë tashmë janë siguruar.
Sipas informacioneve, palestra do të jetë gati më 17 shkurt, por do të përurohet me ndeshjen Rahoveci – Don Bosko në kuadër të Final 8 të Kupës që do organizohet në qytetin tonë.
Rahoveci është gati ta presë gjithë Kosovën në festën më të madhe të basketbollit. /Rahoveci24/