Fillon stërvitjet akademia e futbollit Grape City në Rahovec

Në Rahovec, te Kompleksi Sportiv, ka filluar stërvitjet Akademia e Futbollit Grape City.

Me organizim fantastik dhe kushte bashkëkohore të punës, ka filluar stërvitjet akademia e futbollit Grape City.

osa1

Rahoveci24 ka qëndruar në kompleksin sportiv dhe është impresionuar nga numri i madh i fëmijëve të apasionuar pas futbollit.

Trajneri Albion Krasniqi në një prononcim të shkurtër tha se kanë bërë maksimumin për t’u organizuar në muajt e fundit, por që puna vazhdon për t’u organizuar edhe më mirë. Ai thotë se në vetëm pak ditë, mbi 70 fëmijë janë regjistruar në Akademinë e Futbollit Grape City, çka flet shumë për interesimin e prindërve dhe vet fëmijëve për të qenë pjesë e kësaj akademie.

“Kemi filluar punën me fëmijët. Kemi pasur sfida të ndryshme sa i përket organizimit. Falënderojmë kryetarin Smajl Latifi dhe institucionet e komunës së Rahovecit që na kanë qëndruar pranë”.

“Gjithashtu falënderoj prindërit një nga një për besimin që kanë tek stafi teknik i akademisë tonë. Jam i sigurtë se nga kjo akademi do të dalin brenda 10 vitesh emra të njohur të kalibrit evropian dhe botëror, për këtë jam goxha i sigurtë, sepse Rahoveci ka pasur gjithmonë talenta të mëdhenj, por se kushtet kanë munguar. Ne do të sigurohemi që këto kushte të mos mungojnë, që ekspozimi i talentëve në nivel nacional të mos mungojë e gjithashtu edhe që stafi teknik të jetë në nivel për të zhvilluar talentin e fëmijëve”, u shpreh Krasniqi për Rahoveci24.

Albion Krasniqi është trajner i licencuar me Licencë C të UEFA-së.

Në kuadër të stafit teknik është edhe Arsim Kastrati, një figurë e njohur e futbollit dhe futsallit, që gjithashtu mban kualifikime të rëndësishme, e mbi të gjitha e kualifikon përvoja.

Me organizimin e klubit fund e krye përgjegjës është Skender Hamza, një zyrtar komunal që ka eksperiencë të jashtëzakonshme.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.